×
  • Extra
  • Extra

    Mashtroi dëgjuesit me skemë piramidale, prezantuesi radiofonik dënohet me 3 burgime të përjetshme

    Reporteri
    03 Nëntor 2021 | 18:45

    Një prezantues radiofonik në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me 3 burgime të përjetshme pasi iu zbulua skema e tij piramidale, nëpërmjet të cilës u kishte marrë dëgjuesve të tij miliona dollarë.

    William Neil “Doc” Gallagher u dënua pasi dhjetëra të moshuar dëshmuan kundër tij në seancën gjyqësore që zgjati 3 orë. Secili prej dëshmitarëve kishte humbur 50 000-600 000 dollarë, të “investuara” në “Gallagher Financial Group”. Disa prej tyre thanë se kishin shitur shtëpitë ose kishin marrë borxh te fëmijët.

    80-vjeçari Gallagher reklamonte në radio të krishterë dhe promovonte biznesin e tij me libra mbi Jezusin dhe emisione radiofonike. Nga klientët e tij ai ka vjedhur përgjatë një dekade dhe ka grumbulluar rreth 32 milionë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!