×
  • Extra
  • Extra

    33-vjeçarja bie për vdekje nga 30 metra lartësi derisa po bënte fotografi

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 21:43

    Një grua 33-vjeçare ka rënë për vdekje teksa pozonte për një foto ‘selfie’ në rrëzën e një shkëmbi gjatë një ekskursioni me bashkëshortin.

    Zoe Snoeks rrëshkiti dje në humnerën pranë fshatit Nadrin në provincën e Luxembourg duke rënë në lumin Ourthe, raproton rrjeti Newsflash.

    Trupi i saj u rekuperua nga grupet e shpëtimit, mes të cilave policë, zjarrfikësa e zhytës.

    Bashkëshorti i saj Joeri Janssen, me të cilin ishte martuar në 2012, tha se ata kishin ardhur prej të dielës me kamperin e tyre në vendin panoramik.

    “Që prej pandemisë kishim nisur të udhëtonim pak nëpër Evropë me furgonin tonë, duke bërë foto të bukura”, tha ai.

    Çifti udhëtonin me qentë e tyre Joy e Ivy, dhe do të ktheheshin në shtëpi në provincën e Limburg ditën e tragjedisë.

    “Erdhëm herët në mëngjes për të bërë foto në Herou,” tha burri, duke iu referuar shkëmbit thuajse vertikal 1500 metra të lartë mbi lumin Ourthe.

    “Unë u thashë qenve të prisnin, por kur u ktheva nga Zoe, ajo nuk ishte më aty. Thjesht ishte zhdukur, duke të ketë ndodhur në disa sekonda.

    “Nuk dëgjova e nuk pashë gjë. Nuk dëgjova as ulërimë asgjë, vetëm pak pluhur. Thirra emrin e saj por e dija që ishte e pashpresë. Çarja ishte dhjetra metra e thellë”.

    “Telefonova shërbimet e emergjencës. Ata mezi më kuptonin megjithse di pak frëngjisht”.

    “Pas rreth gysmë ore kërkimesh grupet e shpëtimit kishin gjetur Zoe, më folën në frëngjisht por e kuptoja çfarë donin të thonin,” tha ai.

    “Fotot ishin pasioni i saj. Unë hapa celularin e saj dhe pashë që kishte bërë një foto në rrëzë të shkembit, në foto duket edhe lumi ka ata gjetën trupin e saj”, tha bashkeshorti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!