Shteti Islamik dhe grupet islamiste kanë shkaktuar një valë radikalizmi xhihadist në Zvicër, ndërkaq një studim i fundit e trajton edhe problemit e radikalizmit në burgje.
Studimi tregon se burimi i radikalizmit në Zvicër është i ngjashëm me atë të vendeve fqinje dhe kryesisht ka të bëjë me burrat, emigrantët e gjeneratës së dytë ndërmjet 18 dhe 35 vjeç, me nivele të ulëta të arsimimit dhe integrim të dobët në tregun e punës, 40 përqind e të cilëve jetojnë me ndihmë sociale.
Një nga i pesti i të radikalizuarve janë të konvertuarit, domethënë ata që kanë kaluar në Islam nga fetë e tjera, transmeton Reporteri.net.
Qendra e radikalizimit janë burgjet ku mbahen një numër i madh myslimanësh. Sipas studimit, në vitin 2016, 43 për qind e e të gjithë të burgosurve ishin myslimanë.
Shpesh është e vështirë të zbulosh procesin e radikalizimit prapa hekurave, pasi të burgosurit fshehin radikalizimin e tyre. Kështu, një drejtues i paidentifikuar i një burgu tha se disa islamistë të radikalizuar, për të mbuluar veten, madje shkojnë deri në atë masë sa hanë mish derri.
Autorët e studimit propozojnë krijimin e burgjeve të posaçme për ata të burgosur që, para se të vuanin dënimet e tyre, konsideroheshin si persona të radikalizuar. /Reporteri.net