Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në disa fshatra të Gjakovës për të ndihmuar në garën për të parin e kësaj komune, bashkëpartiakun e tij Ardian Gjini.
Ai ka shkruar se Gjini është e mira e përbashkët për këtë komunë, ndërsa ka thënë se qytetarët me votën e tyre duhet vulosur humbjen për siç thotë ata që vijnë në këtë qytet vetëm në kohë të fushatës zgjedhore, duke aluduar në kundërkandidaten e AAK-së, Mimoza Kusari-Lila që garon nën petkun e Vetëvendosjes.
Postimi i plotë i Lekajt:
Sot së bashku me kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Gjakovës vizitum lokalitetet Novosellë e Epërme, Novosellë e Ulët dhe Janosh.
Jemi të lumtur për mbështetjen e banorëve të kësaj ane.
Për të gjithë ata që në forma të ndryshme vijnë në Gjakovë vetëm për fushatë zgjedhore duhet tu a vulosim humbjen me 14 nëntor sepse ata janë përqarësit e ne jemi bashkimi.
Ata janë fjalët bosh ne jemi puna e vërtetë dhe kësaj here njëherë e përgjithmonë duhet të vendosim për të mirën e përbashkët për Ardian Gjinin kryetar të Gjakovës.