×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kurti përdorë funksionin e tij dhe të ministrave për t’i ndihmuar Arben Vitisë për ta fituar Prishtinën

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 13:32

    Kryeministri Albin Kurti ka p♪7rdoru funksionin e tij për t’i ndihmuar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, që ta fitojë garën e balotazhit për kryetar të Prishtinës.

    Në fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Kurti është angazhuar që t’i bind votuesit me arsyen se Vitia do ta kishte mbështetjen e tij dhe të Qeverisë për planet e tij, në rast se do të bëhej kryetar i kryeqytetit. Nuk dihet se a do ta kenë përkrahjen e Kryeministrit dhe të Qeverisë kandidatët e partive të tjera, nëse zgjidhen kryetarë.

    Kurti përmes një video të publikuar në Facebook, sikur i lë votuesit ta nënkuptojnë se nuk do ta mbështeste në planet e tij kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, po qe se qytetarët e kryeqytetit vendosin ta zgjedhin këtë të fundit për kryetar.

    “Unë i kam 144 arsye për të votuar për Benin, por sot do ta ndaj vetëm një me juve. Beni do ta ketë mbështetjen time të plotë për planet e tij konkrete dhe të zbatueshme me të cilat do të zhvillohet Prishtina”, thotë Kurti.

    Jo vetëm veten. Kryeministri e fton edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe anëtarët tjerë të Qeverisë që të tregojnë se si do ta mbështesin Vitinë. Sikur edhe këta, Ramën nuk do ta mbështesin edhe po të fitojë.

    “Tash i ftoj edhe kolegët e mi, Glauku, Hekuranin, Artanin, Hajrullahun, Rozetën, Donikën e të tjerët t’i tregojnë me video arsyet dhe planet e tyre për ta mbështetur Benin”, thotë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!