Kadri Rahimaj, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të gjatë një tubimi me qytetarë e ka harruar numrin e partisë për të cilën garon që është 144 dhe ka bërë ftesë që të votohet 1244, numri i rezolutës së OKB-së për Kosovës.

Pasi videoja e tij u publikua nëpër media, ka reaguar vet Rahimaj.

“Ndoshta edhe bëjmë gabime në të folur sepse jemi njerëz dhe kemi emocione, por kurrë nuk bëjmë gabime në përmbajtje e as në dëm të qytetarëve. Ne nuk blejmë media që ta sulmojmë dikë, por veprojmë në mënyrë të sinqertë që ta rrisim dashurinë në mes jush.”, ka thënë ai.

Reklamë