Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë ditës ka qëndruar në Klinë me kandidatin për kryetar të kësaj komuna ku kanë vizituar disa nga bizneset atje.
“Esat Raci do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe përmes projekteve konkrete do t’iu ofrojë përkrahje bizneseve, prodhuesve dhe fermerëve lokalë, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Klinë, bashkë me kryetarin në ardhje, Esat Raci, dhe kryetarin e degës sonë, Sokol Bashota, vizituam disa biznese të Klinës, ku diskutuam lidhur me programin e PDK-së për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sektorit privat, si dhe morëm përkrahje për garën e 14 nëntorit.
Esat Raci do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe përmes projekteve konkrete do t’iu ofrojë përkrahje bizneseve, prodhuesve dhe fermerëve lokalë, pa dallim. Përmes forcimit të sektorit privat do të krijohen më shumë mundësi punësimi për qytetarët e Klinës, të cilët duan perspektivë e kushte më të mira jetese në këtë komunë.
Andaj, vota për PDK-në dhe Esat Racin është votë për mirëqenie, zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Klinë.