×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Plani i Ekrem Hysenit në harmoni me kërkesat e tregtarëve llapjanë

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 17:24

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar takime me shitësit e tregut të qytetit, ku prezantoi idetë me të cilat i jep zgjidhje problemeve të tyre.

    Hyseni në rrjetin e tij social, facebook, ka thënë së planet e tij për tregun bazohen në kërkesat e tregtarëve.

    Postimi i plotë:

    “Me shitësit në Tregun e Qytetit, diskutuam për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë të punës së tyre. Para tyre prezantova idetë tona të cilat u japin zgjidhje këtyre problemeve. Planet tona bazohen në kërkesat e tyre, që i morëm në takimin e parë, para disa javësh”, ka thënë Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!