Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe njëkohësisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka një plan të detajuar e madhor për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit në Gjilan.
Ai e vlerëson ujin si nevojë jetike të vendit, prandaj shprehet se ishte i gatshëm të përballej me sfidat e mëdha gjatë ideimit të këtij projekti me kusht që ai të bëhet, duke e vlerësuar kështu rëndësinë e tij dhe të çështjes së ujit në përgjithësi.
“Uji është nevojë jetike e zhvillimit. Prandaj, kemi nisur projektin e madh FLOWS i cili përfshin shtimin e resurseve ujore deri në 40 litër për sekond, instalimin e gypave të rinj, ndërrimin e gypit kryesor nga FPU Përlepnicë deri në kryqëzimin e rrugës qarkore, rezervuarin e ri 3 mijë metra kub, ujëmatësit zonalë e SMART, programin për zvoglimin e humbjeve në rrjet si dhe përmirësimin e sigurisë së digave në Përlepnicë dhe Livoq të epërm.
Përveç kësaj, do të bëhet edhe studimi i fizibilitetit për resurse të ujit të pijes në lumin Llapushnica dhe Morava e Binçës.
Gjilani i së ardhmes e ka të zgjidhur problemin e ujit të pastër përfundimisht dhe është destinacion për investime e zhvillim”, ka thënë kryetari Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.