Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë një mesazh personal dhe motivues nga bashkëshortja e tij, Flutura Totaj.
Në një video-adresim, bashkëshortja e tij Flutura ka thënë se është e bindur që Shaqiri e di më së miri se çfarë u duhet prindërve dhe familjeve të reja sepse ai ishte dhe është një bashkëshort dhe baba i kujdesshëm.
Ndërkaq, Kryetari Shaqir Totaj ka falënderuar Fluturën për mesazhin dhe kujdesin e treguar ndaj familjes.
“Faleminderit Flutur për këtë mesazh. Unë, Adonisi dhe Elena të detyrohemi shumë për sakrificën që ke bërë – që ne të bëhemi ata që jemi sot. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë.”, ka thënë Totaj.
Më tej, ai ka shtuar se ka ardhë ardhë koha që edhe Prizreni të bëjë më shumë për gratë dhe fëmijët.
“Me mua Kryetar, Prizreni do të ketë më shumë se një çerdhe publike e shkolla me kushte më të mira, për të pavarësuar gratë e për të shkolluar në mënyrë cilësore fëmijët.”, ka përfunduar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.