Pamje dramatike tregojnë momentin kur zyrtarët e policisë shpëtojnë beben pesë muajshe, e cila ishte kidnapuar nga nëna e tij nga një person me varësi nga droga.
Bebja ishte kidnapuar më datën 3 prill, dhe mbrëmjen e djeshme u gjet nga policia.
Jame Dempsey, 35 vjeçar, e kidnapoi beben nga shtëpia e saj, e që më pas rezultoi me ndjekje të gjatë të policisë me makina, transmeton Express.
Policia filloi kërkimet dhe gjithashtu u ndihmua edhe nga nëna, Chantelle Forrester, e cila kishte humbur beben e saj. Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe.
Policia në këto momente dramatike, kishte ndjekur personin për 30 minuta, me një shpejtësi shumë të lartë, por nuk mund të rrezikonin që ta përplasnin për shkak se bebja ishte në makinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.