Dy kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe Arben Vitia janë përballur sonte në një debat televiziv.
Në duelin mes tyre ku pati edhe shumë përplasje, Vitia e Rama shpalosën programin e tyre për katër vitet e ardhshme në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Vitia e Rama shpalosën argumentet e tyre pse programi i secilit prej tyre është më i mirë.
Por, pavarësisht përplasjeve në këtë debat, të dy kandidatët, pas përfundimit të debatit në “Rubikon” i shtrin dorën njëri-tjetrit, dhe u përqafuan.
Ndryshe, të dy kandidatët për kryetar të Prishtinës u shprehën se nëse fitojnë do t’ia urojnë fitoren njëri tjetrit./Reporteri.net/