Për herë të parë për rundin e dytë të zgjedhjeve të 14 nëntorit, kandidatët për kryetarë të komunës së Prishtinës, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga LVV janë përballur me njëri tjetrin.
Derisa Vitia po prezantonte planin e tij për parkingje, ndërhyri Rama nga LDK, i cili tha se si është e mundur me 1 milion euro të ndërtohen 2 mijë e 600 parkingje.
“Është e caktume 1 milion euro, a janë këto nënkalime mbitokësore, nëntokësore, a janë ekzistuese, a janë vetëm lyerje të vijave”, tha Rama.
Ndërkaq Vitia iu përgjigj se plani për këto parkingje është që të jenë mbitokësore dhe ndërtesa.
Rama vazhdoi tutje duke thënë se kostoja e këtij plani nuk është kalkuluar si duhet.
“1 milion euro për 2600 parkingje të cilat janë parkingje të ndërtesave, po i bie që për 2600 parkingje, ju po mendoni që mund t’i ndërtoni për 15 euro për m2 këto ndërtesa. Kush ju ka kalkulu, se ju po punoni me ministri të ndryshme, ju më thatë që po punoni me ekspertë, ekspertë po i kalkuojnë këto, këto janë kalkulime të gabuara, 1 milion euro për ndërtesa”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.