×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Përkrahje masive për Ilir Feratin nga vendlindja e tij Gurrakoci

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 20:38

    Tubimet madhështore të LDK-së në Istog nuk po ndalen. Ilir Ferati, kandidati për kryetar të kësaj komune bashkë me ekipin e tij u mirëpritën sonte nga një numër jashtëzakonisht i madh i pjesmarrësve në fshatin Gurrakoc të Istogut.

    Gurrakoci me rrethinë në komunën e Istogut tashmë njihen për traditen e rreshtimit në krahun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e këtë traditë duket se po e vazhdojnë edhe për të riun Ilir Ferati i cili po gëzon një mbështetje të madhe nga vendlindja e tij.

    Ferati para pjesmarrësve shprehi gjithë admirimin që ai e ka për banorët e asaj ane dhe mirënjohjen e përjetshme për mobilizimin dhe punën e madhe të vendasve të tij që ta përçojnë mesazhin e një fitoreje të madhe në Istog.

    Ai po ashtu shtoi se po e ndjen frymën e fitores në Gurrakoc e në gjithë Istogun dhe prandaj i fton që me 14 Nëntor të dalin sa më shumë të votojnë dhe të ia dhurojnë Istogut të ardhmen e ndritur që e meriton.

    Ndër të tjerash Ferati theksoi se qeverisjen e tij do ta bëjë gjithmonë me qytetarët ku njerëzit e ndershëm e punëtorë do të jenë bartës të proceseve në Istog

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!