×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj: Maskat në Prizren janë blerë me çmim 8 dhe 9 euro

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 22:01

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur për keqmenaxhim të parasë publike në këtë komune në katër vitet e fundit.

    Totaj në Pressing të T7 ka thënë se në kohën e pandemisë maskat janë blerë nga 8-9 euro. Çmime qesharake Totaj thotë se ka pasur edhe për dezinfektues që janë blerë shumë fish më shtrenjtë sesa në komunat e tjera.

    Ai thotë se këto janë dyshime serioze për një korrupsion të mundshëm.

    “Kemi pasë disa tendere shumë interesante, kemi pasë çmime të një poci elektrik për ndriçim public 365 euro. Kemi pasë çmime qesharake për maska në kohë të pandemisë ku një maskë është blerë 8-9 euro, të dezinfektuesve me çmime katër pesë fish më të mëdha sesa I kanë blerë komunat e tjera. Këto janë dyshime serioze për një korrupsion potencial të mundshëm”, tha Totaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!