Kryetari në largim i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij.
Bahtiri i ka kushtuar asaj një dedikim special për ditëlindje.
Ai e ka falënderuar bashkëshorten e tij se i ka qëndruar pranë në çdo sfidë.
“Urime ditëlindjen gruaja ime e dashur?❤ ?.Së bashku krijuam një familje të shëndosh, rritëm e shkolluam gjashtë fëmijë, të cilët tash janë të gjithë menaxherë të suksesshëm.
Faleminderit nga zemra që gjithmonë më qendrove pranë, më mbështete në çdo sfidë të jetës, edhe pse fizikisht nuk kam mundur çdo herë të jem pranë teje dhe fëmijëve për shkak të angazhime të shumta që kanë pasur gjatë gjithë karrierës time. Të uroj edhe shumë e shumë ditëlindje të lumtura e çdo të mirë në jetë, së bashku me mua, fëmijët dhe nipërit e mbesat.Gëzuar ?”, ka shkruar Bahtiri.
“,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.