Kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama thotë se kryeqyteti mund të transformohet tërësisht.
Komentet ai i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Prishtina e ka me të vërtetë një potencial fantastik të transformohet tërësisht prej një kaosi që duket në sipërfaqe në një Prishtinë me potencial, me karakter unik në botë, me një Prishtinë”, tha Rama.
“Kjo mundet me u shëndrru lehtë e mirë për arsye se problemet të cilat sipërfaqen si kaosi urban i trafikut, mungesa e trotuareve, parkingjeve, ajri i ndotur, bërlloku, papastërtia, qentë endacakë, mungesa e shkollave, çerdheve…etj krijon problemet dhe problemet janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”,, shton ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.