KQZ ka procesuar mbi 96.94% të votave të numëruara në Vushtrri.
Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, po kryeson 53.13% të votave.
Kurse, Xhafer Tahiri i LDK-së ka 46.87%.
Ky i fundit ka pranuar humbjen përmes një postimi bërë në Facebook.
Ai ka shkruar se e pranon vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë dhe i uron fitore Idrizit.
Postimi i Ferit Idrizi:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.
Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.
Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.
E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.
Shihemi në beteja të reja politike.
Me respekt,
Xhafer Tahiri