Një ekzaminer ka mbetur i vdekur në vend pasi u shkel nga një grua 68 vjeçare që sapo kishte kaluar testin e vozitjes. Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 të premten në qytetin jugor të Polonisë, Rybnik. Policia thotë se ekzamineri 35 vjeçar ishte duke e testuar gruan për patentë shofer.
Në kohën që ishte goditur, ekzamineri ishte duke testuar një tjetër kandidate.
Deklarata zyrtare nga policia thotë që burri vdiq nga lëndimet, dhe iu referua incidentit si një ngjarje tragjike. “Vetura e drejtuar nga një grua 68 vjeçare që sapo kaloi testin e vozitjes, e goditi ekzaminerin 35 vjeçar”, thuhet në deklaratë.
“Fatkeqësisht, burri vdiq nga lëndimet”. Gruaja nuk mundi të jepte deklaratë në polici pasi ishte në gjendje shoku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.