×
  • Extra
  • Extra

    Qenushes së avokatit të njohur kosovar i dalin “letrat” e një shteti perëndimor

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 16:25

    Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka njoftuar se qenueshja e tij, Zaza, është pajisur me letrat e një shteti perëndimor, pa asnjë problem.

    Duke njoftuar për këtë lajm, Koci ka pyetur nëse kjo është situatë groteske, kur kosovarët mundohen shumë që t’i përgatisin dokumentet, krijojnë shpenzime dhe në fund u refuzohet kërkesa për pajsije me vizë.

    “A nuk është situatë groteske, qenushes, Zazës, i dolen letrat e një shteti perëndimor – pa asnjë problem – e kosovari (njeriu po mendoj), hjekë shumë me i përgatitë dokumentet, krijon shpenzime – dhe në fund, i refuzohet kërkesa për pajisje me vizë”, ka shkruar Koci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!