×
  • Extra
  • Extra

    Birra u kushtoi 800 euro, dy turistë e pësojnë keq pas hyrjes në Kolose

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 21:35

    Dy turistëve amerikanë u kushtoi 800 euro një birrë në Romë, pas gjobës së majme që morën për shkelje të rregullave të hyrjes te Koloseu.

    Çifti i turistëve, rreth të 20-ave, hynë në Kolese në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shijuar nga një birrë. Ata u panë të ulur në brezin e dytë të amfiteatrit antik rreth orës 05:30 minuta.

    Hyrja në këtë orar është e ndaluar dhe ndonëse panorama e ofruar dhe pija në qetësinë e orëve të para të mëngjesit që ofron Roma mund t’u ketë shijuar turistëve amerikanë, aventura e tyre u mbyll me një kosto të majme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!