Si do të reagonit?
Shumica e aksidenteve të trafikut ndodhin nga mosrespektimi i shenjave dhe rregullave, por ndonjëherë ndodhin për shkak të mosdijes së shoferëve.
Në situatën e paraqitur në foto, semaforët në kryqëzim nuk funksionojnë, dhe makina blu mbylli hyrjen në kryqëzim për makinën numër 3, e cila ndodhet pas saj, përpara hyrjes në kryqëzim.
Detyra juaj është t’i përgjigjeni saktë pyetjes – kush ka përparësi?
Na tregoni se çfarë mendoni.
Kjo është përgjigjja:
Duke qenë se nuk funksionojnë semaforët, situata është e njëjtë si kur kryqëzimi nuk është i rregulluar, të gjitha automjetet vijnë nga rrugë të së njëjtës rëndësi.
Në atë rast zbatohet rregulli i anës së djathtë që thotë se në kryqëzim mjeti që ruan drejtimin e lëvizjes ka përparësi ndaj mjetit që vjen nga kahu i kundërt dhe kthehet majtas.
Gjithashtu, drejtuesi i mjetit numër 3 nuk bën të hyjë në kryqëzim, edhe pse mund të ketë përparësi, pasi për shkak të dendësisë së qarkullimit do të ndalet në kryqëzim dhe në këtë mënyrë do të pengojë qarkullimin normal. Për atë arsye shoferi në automjetin 3 duhet të presë, nuk duhet të hyjë në kryqëzim.
Shoferi i automjetit numër 1 kthehet majtas dhe është i detyruar të lejojë mjetin që vjen nga kahu i kundërt dhe mban drejtimin e lëvizjes.
Pra, radha e kalimit të automjeteve nëpër kryqëzim është: 2, 1, 3.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.