×
  • Extra
  • Extra

    Përpos Kosovës ndodh edhe në një vend tjetër në botë: Një person gëlltit telefonin, e mbajti në stomak 6 muaj

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 9:33

    Një egjiptian gëlltiti celularin dhe nuk kërkoi ndihmë mjekësore për gjashtë muaj, sepse mendonte se do të dilte vetë.

    Atij i erdhi turp ta bënte këtë, shkruajnë mediat e huaja.

    Ai kërkoi ndihmë pasi celulari i ishte bërë barrë në stomak, duke bllokuar kalimin e ushqimit. Përveç kësaj, ai kishte dhimbje të mëdha. Ai mund të kishte pasur lëndime potencialisht kërcënuese për jetën dhe një infeksion të zorrëve dhe barkut. Mjekët e operuan me urgjencë në Spitalin Universitar në qytetin Aswan në Egjipt.

    Nuk dihet pse e ka gëlltitur celularin.

    Mohamed El-Dahshoury, kryetar i bordit të drejtorëve të Spitalit Universitar Aswan, tha se ishte hera e parë që ata kishin parë një rast të tillë në të cilin një pacient gëlltiti një celular të tërë.

    Një rast i ngjashëm ndodhi  në Kosovë

    Një muaj më parë, një shtetas i Kosovës 33-vjeçar gëlltiti një telefon Nokia 3310. .

    Sipas Shoqatës Britanike të Gastroenterologjisë, shumica e trupave të huaj gëlltiten spontanisht dhe 10 deri në 20 për qind të rasteve duhet të hiqen me kolonoskopi, ndërsa vetëm 1 për qind kanë nevojë për kirurgji.

    Më së shumti gëlltiten monedha, kopsa, sende plastike, bateri, por edhe kocka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!