Nëna e Morena Tarakut ka vite që ka ndërruar jetë, derisa ajo shpesh e kujton përmes fotografive e dedikimeve të bëra në rrjete sociale.

Një moment nga përditshmëria e saj, këngëtares kosovare ia ka kujtuar nënën e saj të ndjerë, rrëfim të cilin ajo ka zgjedhur ta ndajë edhe në Instagram me ndjekësit e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Nuk kisha ndëgju kohë të gjate erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna e saj kishte vënë qumështin të ziej për të bërë kos. O Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk e kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time… me dolën lot”, ka shkruar Morena duke shtuar se nuk e di as vet pse e ndau me të tjerët këtë histori.

Reklamë

“Po qaja si fëmijë s’me kishte ndodhur kurrë.. se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nenat sepse janë bota njerzimit.. Gjitha nënat e botës meritojnë dashuri pa fund”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Morena këtë periudhë është komentuar në media për lidhjen e saj me këngëtarin turk, Berdan Mardini, por që ajo vetë nuk ka konfirmuar ende një gjë të tillë./Reporteri.net/