Ka vite që Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.
Madje çifti i njohur tanimë kanë edhe një vajzë të quajtur Poemë.
Por, ani pse kanë një fëmijë, ata ende nuk kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, e ditë më parë për këtë gjë foli vetë blogerja shqiptare e cila u shpreh se do donte ose një dasmë të madhe, ose një tjetër shumë private, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, në dy fotografi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo shfaqet në një atelie me fustane nusërie, derisa një nga ta edhe e ka publikuar si foto, duke lënë të kuptohet se përgatitjet tashmë kanë nisur.
Ndryshe, Sara ka treguar se tani jetën e saj po e zhvillon mes Prishtinës dhe Gjermanisë, atje ku dhe ka familjen e saj./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.