Një restorant “ha sa të mundesh” i ndaloi hyrjen një klienti, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit, ai hante shumë.
Restoranti kinez në qytetin Changsha ngop klientët e vet kundrejt një çmimi të caktuar. Sipas kësaj menyje, kundrejt pagesës klientët mund të porosisin dhe të hanë deri sa të ngopen, ndërsa nuk lejohet marrja e ushqimit me vete.
Por, klienti i dëbuar i identifikuar në mediat sociale kineze me emrin Kang thotë se u dëbua pasi në dy raste hëngri më shumë nga sa mund të përballonte restorantin. Herën e parë ai kishte ngrëne 1.5 kilogramë karkaleca, ndërsa herën e dytë 4 kilogram mish derri.
Ai akuzoi restorantin se po e diskriminonte.
”A përbën faj se unë ha shumë?”, tha ai, duke shtuar se nuk la asgjë në pjata në dy rastet kur vizitoi restorantin.
Pronari i restorantit tha se me klientët si Kang ai dilte me humbje të mëdha.
“Kur ha bërcollat e derrit, konsumon të gjithë tabakanë e tyre dhe për karkalecat zakonisht njerëzit porosisin racione me pjata për t’i marrë, ndërsa ai përdor një tabaka për t’i marrë, si të jetë në një qendër tregtare”, tha ai.
Rasti i Kang është bërë i bujshëm në mediat sociale kineze dhe ka grumbulluar më shumë se 250 milionë shikime në Ëeibo dhe një lumë të madh komentesh.
Disa kanë thënë se restoranti nuk duhet të jetë “ha sa të mundesh”, nëse nuk mund ta përballojë, ndërsa të tjerë kanë shprehur keqardhje për pronarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.