Pas dyshimeve se në Big Brother VIP banorët kanë me vete telefon, është sqaruar çdo gjë.
Prezantuesja e programit Arbana Osmani dhe banorët VIP kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë për telefon por ka qenë një makinë llogaritëse.
“Keni parasysh se sa herë përmendet fjala telefon, ngjallen shumë reagime”, tha Arbana.
Ky debat erdhi pas një videoje të e publikuar në rrjete sociale e cila ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e Big Brother VIP.
Video kishte në qendër Fifin, e cila mban në dorë një makinë llogaritëse, e që shumë e kanë komentuar se është një telefon mobil brenda shtëpisë më të famshme shqiptare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.