×
  • Show Time
  • Show Time

    Melisa i bën dedikimin romantik Andit në përvjetorin e parë: Do të dashuroj gjithë jetën

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 23:04

    Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë një nga çiftet që u krijuan në Përputhen, pavarësisht se e bënë të ditur lidhjen e tyre jashtë emisionit.

    Prej një viti ata kanë shijuar romancën e tyre, momentet e së cilës ia kanë ndarë shpesh edhe me ndjekësit.

    Sot ata festojnë përvjetorin e parë të lidhjes dhe kanë shprehur edhe një herë ndjenjën e tyre publikisht.

    “Gëzuar përvjetorin, i pari dhe i vetmi, 1 vit me ty paska qenë viti më i bukur i jetës sime. Përgjithmonë dhe përtej vdekjes zemra ime. Të dashurova dje, të dashuroj sot dhe do të dashuroj gjithë jetën dhe përtej saj”, shkruan Melisa krah fotos ku shihen duke u puthur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!