×
  • Extra
  • Extra

    “Çka më duhen dy veshkat”, 17 vjeçari shet veshkën për të blerë iPhone-in e fundit

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 17:34

    Një ngjarje e pazakontë është publikuar së fundmi nga mediat e huaja, ku një adoleshent kinez ka shitur një nga veshkat e tij për të blerë pajisjen më të fundit Apple. Sipas mediave të huaja,  17-vjeçari Wang Shangkun e shiti veshkën e tij për rreth 3,273 dollarë, ndërsa paratë i përdori për të blerë një iPhone.

    “Ç’më duhen të dyja veshkat? Mjafton një.”-tha Wang në atë kohë.

    25-vjeçari tashmë është i “lidhur” me aparatin e dializës dhe ka gjasa të jetë i shtrirë në shtrat gjithë jetën, për shkak të mungesës së veshkës së djathtë.

    Nëntë persona të cilët u përfshinë në operacion u arrestuan, ndërsa pesë janë akuzuar për tregtim organesh.

    Mjekët kanë thënë se Wang ndoshta mund të përdorë një transplant, ndërsa thanë se veshkat e në tregun e zi njeriut mund të arrijnë deri në 366,000 dollarë AUD, 80 herë më shumë se Wang mori për veshkën e tij që shiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!