Dy personave të pastrehë u është vënë zjarri në rrugët e Londrës ndërkohë që ishin në gjumë.
Policia angleze për këtë rast ka arrestuar një djalë 22 vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme u paraqit para gjykatës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

Dy burrat e pastrehë u dërguan menjëherë në ambulancë, ku po trajtohen për djegie të lehta. Çantat për fjetje, si dhe sendet tjera personale të tyre kanë mbetur të djegura si pasojë e zjarrit.
Detektivët besojnë se edhe persona të tjerë të pastrehë janë të targetuar për sulme të tilla, andaj kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar. /Reporteri.net