×
  • Extra
  • Extra

    I riu “kotet” në kinema, vëllai dhe e dashura e bindin sigurimin që të tallet me të: Zgjohu është ora tre e mëngjesit

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 11:54

    Një përdoruese e TikTokut ka publikuar një video e cila shpejt u bë virale në këtë rrjet social.

    Në fakt, pasi që një djalë të ri e kishte zënë gjumi në sallën e kinemasë, dyshja e kishin lutur punonjësin e sigurimit që ta zgjojë dhe t’i kumtojë lajmin se është bërë ora tre e mëngjesit.

    “Djalosh, çfarë bën këtu? Është ora tre e mëngjesit, shko në shtëpi”, dëgjohet sigurimi duke i thënë të riut i cili pushtohet nga paniku.

    “Çfarë? Si mendoni ora tre e mëngjesit? Faleminderit dhe natën e mirë”, dëgjohet duke thënë i riu, pasi e kuptoi se vëllai dhe e dashura e tij e kishin lënë vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!