Një burrë nga Turqia i identifikuar si Ali.I, ishte ngjitur në kulmin e një ndërtese në Adana të Turqisë me qëllim që të kryej vetëvrasje.
Ai fillimisht ishte grindur me bashkëshorten e cila u largua me tre fëmijët e tyre, e Ali më pas ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës – nga ku e vëzhgonin të habitur fqinjët, transmeton Telegrafi.
Aty menjëherë ishte telefonuar policia që pas disa minutave negociata duke tentuar ta bindin burrin që të mos bëjë ndonjë veprim të pamenduar mirë, Ali kërceu nga kulmi.
Megjithatë, ishte fqinji i tij Ufuk A, i cili me çdo kusht ishte i gatshëm që ta shpëtojë. Madje vrapoi për ta kapur – duke përfunduar kështu mbi trupin e tij.
E pavarësisht këtij epilogu, Ali dhe Ufuk pësuan lëndime trupore por i shpëtuan më të keqes. Dyshja janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, nga ku u bë e ditur se janë jashtë rrezikut për jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.