×
  • Extra
  • Extra

    Si është të jesh e dashura e një princi, sipas ish-it të princ Harry-it

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 22:36

    Si fillim nuk është fare, po fare siç e kemi parë në përrallat apo historitë e dashurisë, ku një vajzë e thjeshtë shndërrohet brenda natës në princeshë. Kush më mirë se ish-e dashura e princ Harry-it, Florence St George, mund të na tregojë si është të jesh e lidhur me dikë të familjes mbretërore.

    Sipas saj, duhet të paguash më shumë “taksa” nga ç’mendojnë të gjithë. Dyshja ka qenë e lidhur në 2011 dhe pak kohë pas lidhjes, ajo ndjeu presionin e tmerrshëm të medias dhe interesin e tepërt nga publiku, gjëra që ndikuan në shëndetin e saj mendor.

    “Kur ne nisëm të dilnim bashkë, privatësia ime u ndërpre dhe nisën hetimet. Nga një histori e re do të dilte në çdo gazetë, shokët e mi të shkollës pyeteshin rregullisht dhe kisha fotografë jashtë derës.”- shprehet ajo.

    Sipas Florence, lajmet për lidhjen e tyre ishin konstante dhe mbushur me të pavërteta, prandaj ndarja nga Harry, s’ishte lajm i keq.

    “Edhe pse në fillim isha shumë e trishtuar që u ndava, më vonë e ndjeva veten me fat që lidhja ishte jetëshkurtër.”

    Kjo s’është hera e parë që St George ka folur hapur për ndikimin që raporti me Harry-n ka patur në jetën e saj.

    “Gjithë ajo vëmendje më tmerroi, prandaj mora vendimin e shpejtë që kjo s’ishte gjëja më e mirë për mua.”

    Pavarësisht shkëputjes, ish-i i princit thotë se që prej asaj kohe jeton, portalet i kanë lënë një lloj frikë dhe ankthi ndaj kamerave dhe fotove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!