×
  • Extra
  • Extra

    Ministrat e Kurtit shkuan me furgon në Elbasan

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 12:00

    Sot është duke u mbajtur mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë mbledhje janë firmosur disa marrëveshje, duke filluar nga njohja e siguracioneve, tek njohja e diplomave dhe deri tek abetarja e përbashkët.

    Ajo që është vënë re në këtë mbledhje është transporti i ministrave të Kosovës. Ata kanë ardhur në Elbasan me një furgon, i cili do i presë edhe për t’u larguar.

    Në këtë moment janë duke u nënshkruar të gjitha marrëveshjet e arritura mes ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!