Idealizimi ndaj liderëve politik në vendin tonë duket se veç është rritur. Brohoritjet me plot pasion të zjarrtë, i hasëm edhe në zgjedhjet e këtij viti.
Hashim Bogaj, i cili punon si shofer kamioni, thotë se për disa ditë ka pasur stres se a do ta fitoj partia e Limajt në Malishevë. 47-vjeçari tregon se nga gëzimi i fitores, ka pirë 11 orë alkool.
E gjithë kjo eufori dhe brohoritjet që i bëjnë qytetarët për udhëheqësit e partive politike, e kanë një shpjegim, sipas sociologut Bekim Selisha. Ai thotë se e tërë kjo ndërlidhet me atë se sa një vend është i zhvilluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.