Në njoftimin se do të fillojë ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Behgjet Pacollit iu bë një koment interesant.
Një qytetar ka shkruar se do të ishte më mirë të bënte një spital në Kosovë, pasi që në Kosovë kërkon edhe votën.
“I nderun sikur ta kishe bo tpakten ne kit Kosove ni Spital skishim dasht mashum prej juve, qysh e lyp voten ton Kosove kur e jep maksimumin per Shqiperin, sjam kunder larg asaj se krejt ni GJAK jemi, por duhesh mas pari konakin tan ateher me dal kujshi po sidoqoft VOTEN LYPE NE SHQIPERI, ah harrova Ajroportin e Gjakoves smujte me investu Jo se so Shqiperi hajde ntm“, ka shkruar qytetari.
Pacolli iu përgjigj shpejt. Ai tha se Qeveritë e Kosovës nuk krijojnë kushte për investitorët.
Tutje ai shkroi se Kosova duhet të zgjedh njerëz të punës e jo njerëz që vuajnë nga xhelozia dhe urrejtja.
“Tash une te them, Qeverit e Kosoves nuk krijojne kushte per Investitoret. Posa kam perfunduar nderrimin e spitalit me modern ne Kosove dhe Qeverija e Kosoves ka bllokuar per 5 muaj importin e instrumenteve medicinale, instrumentale qe eshte dashte te blehen per heren e dytë per shkak te prishjes nga lageshtija ( kane pritur mbi 5 muaj ne portin e Dursit per mungese te lejes se importit nga qeverija e Kosoves ) . Kosova duhet te zgjedh njerz te punes e jo njerz qe vuajne nga xhelozija dhe urrejtja.“, shkroi Pacolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.