Teksa festat e fundvitit afrojnë, imazhi i Babagjyshit është ai i cili mbizotëron në memorien e të gjithë njerëzve dhe shton edhe më tepër atmosferën festive. Kështu ka qenë prej kohësh, pjesa më e madhe e njerëzve madje janë rritur me këtë ide dhe imazh. Mirëpo dy vitet e fundit e kanë ndryshuar rrënjësisht botën për shkak të përhapjes së Covid.
Për këtë arsye SHBA mund të përballet me një mungesë të Babagjyshëve këtë vit. Kjo vjen pasi shumica prej tyre që punojnë si Santa Claus (Babagjyshë të Vitit të Ri) ose kanë vdekur, ose kanë frikë se mund të infektohen me Covid. Santa Tim Connaghan, i ashtuquajturi “Babagjyshi Kombëtar”, tha se numri i babagjyshëve të mbijetuar është ulur me 18 % këtë vit. “Kam bërë të gjitha vaksinat, por unë dua të jem i kujdesshëm dhe po inkurajoj gjithashtu babagjyshët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë”- tha ai.
Mezzanine Beecomb, themeluesja e Circus Modern, një ndërmjetëse talentesh me bazë në San Francisko për interpretues feste si Santas, tha për New York Post se po përpiqet të sigurojë pesë babagjyshët që zakonisht do të mbledhë gjatë sezonit të festave. Disa aplikantë, tha ajo, nuk kishin përvojë si Santas, ndërsa të tjerët nuk ishin të gatshëm të punonin në prag të Krishtlindjeve. Të tjerët, tha ajo, ishin shumë të rinj për të qenë Santa dhe disa ishin gra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.