Dimri ka ardhur dhe për shumë meshkuj rritja e mjekrës është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur fytyrën tuaj të ngrohtë.
Por, një ekspert në fakt ka pohuar se rritja e mjekrës mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj.
Dr.Karan Rajan tha se fytyrat e rruara kishin tre herë më shumë gjasa të mbanin MRSA.
MRSA është një superbakter bakterial vdekjeprurës që është rezistent ndaj një numri antibiotikësh dhe tepër i vështirë për t’u trajtuar.
Bakteret barten në lëkurë dhe brenda hundës e fytit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Mjekra në fakt mund t’ua bëjë lëkurën super të butë”, shtoi tutje Rajan.
Tutje, ai shtoi se ka prova që të kesh qime në fytyrë redukton ekspozimin ndaj dritës ultravjollcë me një të tretën në krahasim me fytyrat e rruara pastër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.