Mëngjesin e sotëm janë përleshur mes vete dy persona në Qendrën Emergjente në QKUK – Prishtinë, që dyshohet se janë mjek dhe infermier.
Incidentin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri” edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.