Dy njerëz vdiqën pasi avionët e tyre të vegjël u përplasën në njëri-tjetrin duke shpërthyer në flakë.
Ngjarja ndodhi kur njëri prej avionëve po ulej dhe tjetrit po ngrihej në aerodromin e Hood pranë Mastertonit në Zelandën e Re.
Një dëshmitar okular ka përshkruar momentin kur aeroplanët u përplasën, me një zhurmë të madhe pasuar nga mbeturinat “që zhuriteshin” duke rënë nga qielli.
Michael O’Donnell i “Wairarapa Aero Club” konfirmoi se një prej anëtarëve të tyre ishte vrarë në një përplasje në mes të ajrit këtë mëngjes.
“Është e qartë se klubi është në shok, po punojmë me autoritetet,” tha O’Donnell. “Nuk është diçka që ne do të presim në këtë periudhë. Kushtet e motit janë të mira në Masterton, me qiej të pastër dhe dielli që ndriçon”, tha ai.

Policia ka konfirmuar se dy persona vdiqën në aksident ndërsa shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes rreth orës 11.13 minuta të ditës së sotme me orën lokale.