Deputeti amerikan i Kentucky, Thomas Massie ka shkaktuar polemika në vend pas fotos së publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Ai së bashku me të gjithë familjen ka shpërndarë një foto për të uruar Krishtlindjet ku të gjithë shfaqen me armë në dorë.
“Gëzuar Krishtlinet! Babagjysh mos harro të sjellësh amrë!”-shkruan deputeti amerikan.
I pari që komentoi poshtë fotosishte babai i një vajze 14 vjeç të vrarë në vitin 2018 gjatë të shtënave me armë në një shkollë në Parkland në Florida.
“Meqë jemi tek fotot familjarë ja tek është e imja”- ka shkruar Guttenberg.
“Njëra është fotoja e fundit e vajzës sime dhe tjetra ku është varrosur. Edhe autori i vrasjeve në një shkollë në Michigan pak ditë më parë dhe familja e tij bënin shpesh foto me armë si tuajat”-përfundon babai i 14-vjecares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.