Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka dalë me një kërkesë të re. FSSHK-ja ka kërkuar rritje të pagave prej 50 për qind për të gjithë punëtorët shëndetësorë nëse Ligji i pagave nuk kalon.
Por kjo sindikate edhe një herë ka bërë thirrje të Ligji i pagave të implementohet me buxhetin e vitin 2022. Në rast se nuk ndodh asnjëra prej tyre, ata kanë kërcënuar me ndërprerje të punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore.
“Këshilli Drejtues bën thirrje edhe njëherë që Ligji mbi pagat të procedohet, miratohet dhe implementohet me buxhetin e vitit 2022. Këshilli Drejtues i FSSHK unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon, të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014”, thuhet në njoftim.
“Deri me datën 15 dhjetor do të bisedojmë me secilin anëtar dhe njëkohësisht presim reflektim nga Qeveria për të cilën ka formuar një grup negociues. Nëse edhe kjo nuk ndodh, FSSHK-ja paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore”, vijon njoftimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.