John Eyer, një 42 vjeçar nga Londra, i cili me profesion ishte një inxhiner ndërtimi nuk kishte pranuar të merrte vaksinën kundër koronavirusit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Eyer kishte jetuar një jetë mjaft të shëndetshme.
Si një adhurues i natyrës ai ishte ngjitur malëve të Uellsit dhe gjithmonë kishte shkuar në kamping.
Megjithatë, infektimi me koronavirus ishte një betejë shumë e fuqishme për të, të cilën nuk arriti ta përballonte.
Motra e tij binjake, Jenny McChainn, e përshkruan vëllaun e saj si një djalosh i cili kurrë nuk kishte probleme me shëndetin, madje mendonte se përballja me koronavirusin do të ishte diçka e lehtë.
Ajo tregon se vëllau i saj vuante nga astma.
Situata shëndetësore e Johnit ishte përkeqësuar shumë dhe ai kishte rënë në koma, duke u futur kështu në kujdes intensiv.
Jenny tregon se para se vëllau i saj të kishte hyrë në kujdes intensiv u kishte thënë mjekëve që do të donte të ishte i vaksinuar, si dhe i kishte dërguar asaj një mesazh ku kishte shkruar: “Mos i lejo të heqin dorë nga unë”.
Kjo kishte ndodhur më 11 korrik, ditën kur ai ishte futur në repartin intensiv, gjersa situata e tij u përkeqësua gradualisht.
Në mëngjesin e 27 korrikut John vdiq duke mos arritur të takojë familjarët e tij për herë të fundit.
Ai la mbrapa vetes një vajzë 19 vjeçare.
Jenny, e cila kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 10 maj, tregon se humbja e vëllaut binjak i ka lënduar shumë pasi ai ishte shumë i dashur me të gjithë dhe inkurajon që të gjithë të marrin vaksinën dhe mos ta konsiderojnë koronavirusin si një grip të zakonshëm./Gazeta Reporteri/