×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    A është duke u rritur shkalla e vdekshmërisë nga kanceri?

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 16:07

    Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri nuk është duke u rritur. Nëtë vërtet ajo po bie.

    Për shembull, të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se 26% më pak meshkuj të moshës së mesme në SHBA vdiqën nga kanceri në vitin 2010 sesa në 1975.

    Për gratë e moshës së mesme në SHBA, vdekshmëria nga kanceri në të njëjtën periudhë kohore ka rënë 19%. Çuditërisht, vdekjet për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës në SHBA kanë rënë edhe më shumë, rreth 80% për të dyja gjinitë në 30 vitet e fundit.

    Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri po bie falë teknologjisë dhe mjekësisë moderne.
    Source: Instituti Kombëtar i Kancerit.
    Në fakt, shkalla e vdekshmërisë në SHBA për pothuajse çdo shkak ka rënë ndjeshëm gjatë viteve. Bota është bërë një vend më i shëndetshëm dhe më i sigurt se sa ishte dekada më parë, pjesërisht falë teknologjisë dhe mjekësisë moderne.

    Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers
    Nga: Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në West Texas A&M University.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!