Është zbuluar qeni më i pasur në botë.
Gunter (Gunther) VI është qeni më i pasur në botë dhe vjen nga një dinasti qensh që bënin një jetë hedoniste.
Ky qen ka avion privat dhe një kuzhinier personal, ai ka edhe një vilë por të cilën ka vendosur që ta shesë.
Gunter ka vendosur të shesë vilën e tij me vlerë 31.75 milionë dollarë dhe vlera totale e pronës që ai menaxhon është afërsisht gjysmë miliardë dollarë.
Stafi i Gunterit që menaxhon pronën e tij vendosi të shesë vilën në Miami.
Ajo vilë u ble nga paraardhësi i Gunter nga këngëtarja Madonna për 7.5 milionë dollarë. Sipas The Times të Londrës, Gunter VI pëlqente të flinte në dhomën e gjumit të Madonës. Vila eshte e ndertuar ne stilin toskan dhe ka pamje nga oqeani, transmeton lajmi.net.
Arsyeja e shitjes së vilës është se çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, dhe për shkak të më shumë pasurive të paluajtshme që Gunter ka, nuk është problem shitja e kësaj vile. Kjo shitje do të forcoi Fondin Gunther, i cili u lançua në vitin 1992, gjatë mbretërimit të Gunther III.
Atë vit, pronarja e saj, kontesha Carlotta Liebenstein, vdiq dhe ia la gjithçka qenit të saj, dhe më pas u zhvillua një dinasti e tërë qensh të pasur.
Gunterit i pëlqen të udhëtojë nëpër botë me një avion privat, ai ka shefin e tij të kuzhinës që kujdeset të hajë vetëm ushqimin më të mirë dhe për mëngjes i serviret vetëm i gatuar dhe copat më të shijshme të mishit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.