Prokuroria e Pejës ka konfirmuar arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Agim Kurmehaj, theksoi se të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Janë arrestuar tre persona të dyshua për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në fshatin Gllogjan…Prokuroria e çështjes ka caktuar vendimin 48 orë për ndalim”, tha Kurmehaj.
Kurmehaj theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk do të ketë informata të tjera.
Gazeta Online Reporteri.net, pak më parë raportoi se sipas burimeve, të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.
E arsyeja e cila ka dërguar deri në vrasje dyshohet të lidhet me një rast të vetëvrasjes së një vajzë nga Gllogjani.
Të dyshuarit e arrestuar janë babai dhe dy vëllezërit e vajzës që kishte kryer vetëvrasje në vitin 2020.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.
Më 26 nëntor, një person i maskuar ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan të Deçanit, që si pasojë la të vdekur tre persona, shoferin e autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënës të shkollës së mesme, G.M dhe L.H./Reporteri.net/