×
  • Extra
  • Extra

    Dhëndri i “pa sabër”, grusht nuses pasi s’i dha torte të dasmës

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 19:24

    Ky është momenti kur një burrë i sapomartuar goditi gruan e tij para mysafirëve në një ceremoni martese.

    Kjo video besohet se është kapur në Azinë Qendrore, dhe shihet një çift duke kurorëzuar lidhjen e tyre.

    Por një gjë e papritur ka ndodhur aty, pasi nusja filloi të ngacmonte dhëndrin me tortën e dasmës.

    Ky ngacmim nuk u prit aspak mirë nga dhëndri, i cili e goditi gruan me një forcë të tillë sa që ajo shtyhet një hap prapa.

    Nusja më pas shihet duke mbajtur fytyrën pas goditjes së fortë por edhe të papritur që e morri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!