Arbër Sula, efektivi 27-vjeçar që qëlloi për vdekje Jurgen Dukën në supermarket ende nuk është arrestuar. I fundit që ka rënë në pranga ka qenë Orgest Drazhi, miku i viktimës, i cili u arrestua për moskallëzim të krimit.
Bëhet me dije se efektivi Arbër Sula ishte me leje në Tiranë pasi do t’i nënshtrohej testit të drogës, pas vendimit të kryepolicit Gledis Nano. Por, testi nuk u bë për shkak të ngjarjes.
Mësohet se viktima Jurgen Duka ka tentuar t’i paguaj pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë “nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua”.
Kjo si duket ka sjell edhe acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar. Acarimi përfundoi me vrasjen e 29-vjeçarit.
Mësohet se autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa detajet e zënkës janë konfirmuar edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, shkruan “Abc news”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.