Ka nisur dita e nëntë e protestës së studentëve në Tiranë.
Studentët marshuan të mërkurën nga Universiteti i Politeknikut drejt Kryeministrisë, aty ku kanë thyer dhe larguar karriget e vendosura në mënyrë simbolike për të dytën ditë me radhë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në kërkim të dialogut.
Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e një dite më parë, një grup tjetër studentësh të organizuar nga sheshi Skënderbeu iu bashkuan pjesës tjetër para godinës së qeverisë.
Studentëve sot në protestë u janë bashkuar edhe nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës.