×
  • Extra
  • Extra

    Po punonin së bashku, papritur gazetari e godet me shuplakë kolegun e tij

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 10:34

    Një gazetar turk ka qëlluar me shuplakë teknikun e zërit, ndërsa ky i fundit po përpiqej ta ndihmonte. Lidhur me këtë ngjarje “Bashkimi i Gazetarëve në Turqi” dënoi sulmin.

    “Ne e dënojmë sjelljen e keqe të gazetarit Muharrem Sarıkaya kundër teknikut të zërit, Ahmet Demiri. Presim një falje nga gazetari Sarikaya” .

     

    Më vonë gazetari kërkoi falje për veprimin e tij, megjithatë tekniku nuk është tërhequr, ai ka deklaruar se do bëjë padi kundër gazetarit.

    Megjithatë, disa përdorues të Twitter-it në postimet e tyre thanë se kërkimi i faljes nga ana e tij nuk ishte e mjaftueshme, duke thënë se ai duhet të përjashtohet nga profesioni.

    Pak më vonë u njoftua se media ku gazetari punonte i dha fund bashkëpunimit me gazetarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!